Pavarësisht kërkesës për shtyrjen e ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ky takim të luhet të mërkurën në orën 14.00.
Bëhet fjalë për ndeshjen Laçi- Vllaznia e vlefshme për javën e 23-të të Superligës shqiptare.
Luajtja një ditë më vonë në Gjirokastër për ekipin shkodran krijonte problem dhe për më tepër edhe rruga e gjatë e kthimit dhe prandaj, kërkesa e bërë nga drejtuesit e klubit Vllaznia për shtyrjen e ndeshjes ka qenë logjike.
Ashtu siç ka pranuar Flamurtari të shtynte ndeshjen me Luftëtarin për të enjten, e njëjta gjë duhej të ndodhte edhe me Laçin por drejtuesit e tij mesa duket nuk kanë pranuar.
Për rrjedhojë, ndeshja do të luhet të mërkurën në orën 14.00.
© shkodrasport.com