Alfred Allamani nuk do të jetë më trajner i Kukësit, shkak bëhen motivet e tij familjare. Klubi verilindor ka njoftuar pak më parë mbylljen e bashkëpunimit me 41-vjeçarin.

“FALEMINDERIT ALFRED ALLAMANI

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Alfred Allamani ka paraqitur dorëheqjen ditën e sotme, duke mbyllur bashkëpunimin me skuadrën tonë.

Pavarësisht se trajneri kishte besimin e stafit drejtues, motivet familjare kanë bërë që Allamani të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Klubi i Kukësi falënderon Allamanin dhe asistentin Vilfor Hysa për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në në të ardhmen.

Drjetori Sportiv, Asuel Dervishaj do të mbajë rolin e trajnerit të përkohshëm, deri në prezantimin e stafit të ri teknik.”, shkruan FK Kukësi.