Lazio po përgatitet për një sezon të zjarrtë dhe sot ka arritur një tjetër lojtar për sulmin bardhekaltër. Talenti Gustav Tang Isaksen është tashmë lojtari më i ri i kryeqytetasve të Italisë.

Këtë e kanë konfirmuar vetë bardhekaltrit përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet 22-vjeçari si transferimi më i ri. Isaksen ka përfunduar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe tashmë është lojtari më i ri i Lazios.

Sezonin e kaluar djaloshi nga Danimarka shkëlqeu me Midtjylland në kampionat duke realizuar 18 gola në 32 takime.