Qazim Laçi është lojtari më i ri i Spartës së Pragës në Çeki. Mesfushori 26-vjeçar prej 2018 ishte pjesë e Ajaccio në Francë, aty ku luajti edhe dje titullar. Çekët janë përforcuar me një element të rëndësishëm në prag të merkatos së dimrit, teksa janë në garë për titullin kampion.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi francez përmes një postimi në Instagram. Ndër të tjera ata falenderojnë shqiptarin për kontributin e dhënë në 5 vite.
Sparta e Pragës njofton se marrëveshja është disa vjeçare, pa specifikuar saktë kohëzgjatjen e kontratës. I dalë nga moshat e Olympiacos, Laçi ka luajtur për disa vite në Greqi para se të kalonte në Francë.
Me vlerë 1.8 milionë euro, Laçi ka luajtur 20 ndeshje me kombëtaren shqiptare duke shënuar edhe një gol. Tashme duhet te presim per te pare se cila do te jete paraqitja e tij me ekipin e ri, Sparten e Prages.