Luftëtari ndan rrugët me Armenis Kukaj. Lajmi ëshë bërë i ditur nga klubi gjirokastrit, i cili u shpreh se ka mbyllur bashkëpunimin me lojtarin. Nuk mund të mungonte edhe një falenderim për gjithçka çka ka dhënë për fanellën.

Ish- futbollisti i Vllaznise Kukaj ka zhvilluar 16 paraqitje këtë sezon në Kategorinë Superiore, me pëformancat që kanë qënë në nivelin e kënaqshëm.

Luftëtari ka rënë zyrtarisht nga elita e futbollit shqiptar dhe largimi i disa futbollistëvë është i pashmangshëm. Kuka kesisoj eshte nder te paret qe i thote lamtumire kesaj skuadre pas dy sezonesh te kaluara me te.

Kuptohet qe objekti i mbrojtesit 22 vjeçar do te jete qendrimi serish ne Superlige dhe mbetet per t’u pare se ku do te vijoje karriera e tij tashme.