Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia, pasi klubi i Mançester Junajtid ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra Zhoze Murinjon. Edhe pse tekniku portugez mendohej se do të çonte deri në fund aventurën e tij në këtë sezon me “djajtë e kuq”, klubi ka marrë vendimin për ta larguar dhe e ka bërë gjithçka zyrtare me një komunikatë të publikuar sot.
“Mançester Junajtid bën të ditur se trajneri Zhoze Murinjo është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm.
Klubi dëshiron të falënderojë Zhoze për punën e tij gjatë periudhës te Mançester Junajtid dhe t’i urojë sukses në të ardhmen.
Një trajner i përkohshëm do të emërohet deri në fund të sezonit aktual, ndërsa klubi do të nise procesin e kujdesshëm të emërimit të një trajneri me kohë të plotë”, shkruhej në njoftimin e klubit që bënte zyrtar shkarkimi.
Manchester United has announced that Jose Mourinho has left the Club.
We would like to thank him for his work during his time at Manchester United and wish him success in the future. #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) December 18, 2018