Plot 5 miliardë euro! Kaq i ka kushtuar klubi i Chelsea kompanisë Clearlake Capital, që ka blerë aksionet e klubit nga Roman Abramovich. Këtë gjë, e ka konfirmuar vetëm klubi londinez në faqen zyrtare.
Njoftimi i Chelsea:
“Klubi i Futbollit, Chelsea, mund të konfirmojë se një marrëveshje finale dhe definitive është arritur mbrëmjen e djeshme për shitjen e klubit te Todd Boehly/Clearlake Capital.
Parashikohet që ky transaksion, të kompletohet deri ditën e hënë. Informacionet më të detajuara do të publikohen pas ditës së hënë”, shkruhej në njoftimin e Chelsea.
Abramovich bleu klubin e Chelsea në vitin 2003 për vetëm 140 milionë euro, duke përfituar tashmë rreth 4.8 miliardë euro nga kjo shitje. Presidenti rus nuk e kishte në plan të shiste klubin e madh anglez, por detyruar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, gjërat ndryshuan./newsport/