Maldini Kacurri është larguar nga Arsenal. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare U21 ka mbyllur aventurën e tij me “Topçinjtë”, për të nisur një të re me klubin e Bormley, të paktën deri në fund të sezonit.

Kjo për shkak se Kacurri do të jetë pjesë e Bormley në formë huazimi. Ndërkohë që ky klub militon në Kategorinë e 4-të angleze, ose siç kampionati ka emrin “League Two”.

Kujtojmë se përveç Bormley dhe Arsenal, 19 vjeçari shqiptar ka veshur edhe fanellën e Fulham. Ndërsa me Kombëtaren shqiptare, Kacurri ka luajtur me ekipet U17, U19, U21.