Ish-mbrojtësi i Partizanit, David Atanaskoski është prezantuar tek klubi rumun.Atanaskoski
Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai shkruan se është i lumtur që do të jetë pjesë e Politehnika Iasi për dy vitet e ardhshme.
Maqedonasi iu bashkua të kuqve në 1 korrik të 2022-shit duke fituar një kampionat dhe Superkupën e Shqipërisë. Tashmë ai ka nisur një aventurë të re.