Ndonese kishte oferta nga ekipe te tjera jashte Greqise, kryesorja ka qene ajo e ekipit spanjoll te Seviljes, mbrojtesi shkodran Andreas Ndoj ka vendosur qe te qendroje serish tek Olimpiakos. Diten e djeshme 21 vjeçari i lindur ne Greqi nga dy prinder shkodrane, ka hedhur firme ne kontraten e re qe i ka ofruar ky klub.

Padyshim qe ky eshte nje lajm i mire per Ndojin i cili me firmosjen e kontrates se re do te jete tashme i fokusuar per te punuar edhe me fort dhe per t’u rritur edhe me shume nga ana profesionale.

Rinovimin me kete futbollist e ka bere te ditur edhe vete klubi i Olimpiakosit ne faqen e tij zyrtare. Kujtojme qe Ndoj ka debutuar tashme edhe me kombetaren e te rriturve te Greqise, pikerisht me 11 qershor ndaj Maltes.

Nderkohe me Olimpiakosin ka luajtur rregullisht ne sezonin e kaluar dhe po ashtu, ka startuar si titullar edhe ne dy ndeshjet e pare te kampionatit te ri, duke treguar edhe njehere tjeter se drejtuesit e Olimpiakos besojne shume ne aftesite e ketij lojtari./www.shkodrasport.com/