Nga Maringlen ZHIVANI
Mbrojtësi shkodran Gabriel Rroku është përforcimi i rradhës tek Burreli. Ai është prej disa kohësh në dispozicion të trajnerit Ditmar Bicaj, por së fundmi me zhbllokimin e merkatos së Burrelit, ka ardhur edhe firma e lojtarit.
Qendërmbrojtësi 20-vjeçar është aktivizuar në gjysmën e parë të sezonit me Vllazninë U-21, ku në fakt bëri paraqitje të mira.
Ndërkohë, tashmë në vazhdim, do të jetë pjesë e matjanëve, aty ku ka nënshkruar një kontratë një-vjeçare.