Te tjera ndryshime tek Partizani. Pas emerimit diten e djeshme te Skender Geges ne pankinen e kesaj skuadre, pak minuta me pare jane zyrtarizuar edhe disa levizje te tjera te cilat jane bere te ditur nga vete klubi i kuq permes nje postimi ne faqen e tij.
“ZYRTARE
Sokol Haxhia eshte drejtori teknik i FK Partizanit
Sokol Haxhia është zyrtarisht Drejtori Teknik i FK Partizanit. Ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim.
Haxhia sot ka filluar punën së bashku me Drejtorin Sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e Skautimit Altin Ferat për forcimin jo vetëm të ekipit të parë të Partizanit, por edhe të ekipit B dhe Akademisë tonë…”- shkruhet ne kete njoftim.
Kujtojme qe Sokol Haxhia eshte nje menaxher i njohur i cili prej vitesh jeton ne Itali, por kohet e fundit eshte pare te qendroje gjate ne Shqiperi dhe si rrjedhoje sot ka ardhur edhe emerimi ne postin e ri tek te kuqte.