Pas një numri të gjatë sërish dhe dilemash, telenovelës “Brdariç” i është zbuluar fundi. Tekniku 46-vjeçar do të vijojë të jetë pjesë e Vllaznisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Brdariç është shprehur i kënaqur që do të vijojë aventurën e tij në sezonin e ri, teksa ndihet gati për sfidën e re në Ligën e Konferencës. Gjithashtu 46-vjeçari nuk ka nguruar të falenderojë edhe sponsorin Alban Xhaferi për besimin.

Marrëveshja mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit u arrit që nga nisja e javës së shkuar ndërkohë që së fundmi u vendosën edhe pikat mbi “I” duke u arritur edhe zyrtarizimi.

Tashmë Vllaznia mund të nisë përgatitjet lirisht për Ligën e Konferencës, ku nesër në orën 13:30 do të zbulojë kundërshtarin.