Lega Serie A ka marrë vendimin përfundimtar për sa i përket ndeshjeve të xhiros së 26-të që u anuluan në javën e kaluar.
Është vendosur që ndeshjet të luhen në dy ditë, të dielë dhe të hënë. Pra ajo që është edhe kryendeshja e kësaj jave mes Juventusit dhe Interit do të luhet ditën e dielë, duke filluar nga ora 20:45.
Milan-Xhenoa do të zhvillohet në të njëjtën ditë, por në drekë në orën 15:00, në të njëjtin orar me Sampdoria-Verona. Të dielën në 12:30 do të luhet ndeshja mes Parmës dhe SPAL-it.
Në 18:00 do të luhet ndeshja mes Udinezes dhe Firoentinës, ndërsa të hënën në 18:30 do të luhet Sasuolo-Bresha.