Arlind Kalaja është lojtari i dytë që firmos me skuadrën e Kukësit pas portierit Faton Maloku.
Mesfushori shkodran ka gjetur akordin me verilindorët dhe sot është klubi kuksian që njofton për arritjen e marrëveshjes.
Kalaja ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe tashmë është gati për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Peter Pacult.
Njoftimi i klubit të Kukësit:
Arlind Kalaja firmos zyrtarisht me FK Kukësi
Pas bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes, FK Kukësi ka nënshkruar me futbollistin Arlind Kalaja.
Sulmuesi shkodran, që bën edhe rolin e mesfushorit, i bashkohet skuadres për ndeshjet në kupat e Europës.
Kalaja, që më parë ka luajtur me Vllazninë, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me FK Kukësi. I urojmë 22-vjeçarit mirëseardhjen tek ekipi ynë dhe suksese!
FK Kukësi do të njoftojë ditë pas dite përforcimet e tjera.
FORCA KUKËSI!