Alsid Tafili i ka dhënë lamtumirën Besës pas një sezoni e gjysmë. Mesfushori 34 vjeçar ka gjetur akordin me Tërbunin, për të vijuar pjesën e mbetur të sezonit në Pukë.
Shkodrani ka falenderuar kavajasit për kohën e kaluar me verdhezinjtë, ndërsa e pret përpara një aventurë e re.
I dalë nga moshat e Vllaznisë, Tafili për disa sezone ka qenë pjesë e ekipit të vendlindjes në disa periudha duke luajtur me te rreth 200 ndeshje ne Superlige.
Futbollisti ka provuar të luajë edhe në Greqi dhe Kosovë, ndërsa në Superligë ka luajtur edhe për Laçin, Teutën dhe Partizanin. “Faleminderit Besa”, shkruan Tafili në rrjetet sociale.
Ai tashme pritet te zyrtarizohet tek Terbuni, skuader me te cilen e ka arritur marreveshjen dhe ka mbetur vetem hedhja e firmes ne kontrate.