Tifozet e Vllaznise e donin serish ne Shkoder, por Mevlan Adili ka bere nje tjeter zgjedhje. Ai eshte rikthyer te luaje serish ne Maqedonine e Veriut dhe diten e sotme eshte prezantuar tek Shkendija e Tetove, skuader me te cilen kishte luajtur edhe me perpara.
Mbrojtësi 29 vjeçar dhe kryesia e klubit kanë gjetur akordin e bashkëpunimit dhe shkupjani pasi ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore, ka hedhur firmën në kontratën 2 vjeçare me kuqezinjtë.
Nderkohe vete Adili ka dhene edhe nje prononcim per faqen zyrtare te klubit ku eshte shprehur: ““Jam i lumtur që kam gjetur akordin me KF Shkëndija, një ambient që e njoh mjaft mirë. Jam në dije se çka kërkon ky klub dhe shpresoj që të realizojmë objektivat. Të them të drejtën, gjithmonë e kam pas me dëshirë këtë klub.
Edhe kur jam larguar nga Shkëndija më ka lënë përshtypje të mirë, sepse janë disa gjëra që janë shumë të rregulluara këtu. Unë vij te Shkëndija për të dalë kampion ndërsa shpresoj që me ndihmën e Zotit të ndodh një mrekulli dhe të futemi në grupet e garave të Evropës“.