Tashmë nuk ka më dyshime, Tijjani Reijnders do të vazhdojë karrierën te Milani. Mesfushori holandez ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta mbajë të lidhur me kuqezinjtë deri në vitin 2030.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Milani përmes një komunikimi në rrjetet sociale të klubit. Reijnders do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon në kontratën e tij të re.
“Jam shumë i lumtur! Jam krenar. Milani është si një shtëpi e dytë për mua”, u shpreh mesfushroi 26-vjeçar në momentin e nënshkrimin e kontratës.