Miqësorja e luksit Gjermani-Itali, e planifikuar për t’u luajtur me dyer të mbyllura në datën 31 mars është pezulluar.

Vendimi u mor nga Federata Gjermane e Futbollit, e cila mësoi vendimin nga autoritetet lokale të Nurembergut (qytetit ku do të zhvillohej ndeshja) për moslejimin e mbajtjes së aktiviteteve publike me shumë se 100 persona.

Në këtë mënyrë, pas miqësores Itali-Angli, e cila u pezullua nga Federata Angleze, edhe miqësorja tjetër e luksit mes “pancerave”dhe “të kaltërve” nuk do të luhet.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, FIFA u sugjeroi të gjithjë federateve të futbollit të pezullojnë ndeshjet ndërkombëtare të planifikuara për muajt mars-prill.