Laçi ndryshon timonier, me kurbinasit që kanë gjetur menjëherë pasuesin e Bejzades dhe bëhet fjalë për një rikthim të bujshëm në stolin e skuadrës “bardhezi”.

Mirel Josa do të jetë trajneri i ri i Laçi-t, me 60-vjeçarin që rikthehet pas afro një viti e gjysmë.Josa që më parë e drejtoi skuadrën kurbinase në periudhën tetor 2021-prill 2022.

Skerdi Bejzade ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, ndërsa palët kanë mbyllur me konsensus marrëveshjen, ndërkohë që Laçi nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e tij.Mirel Josa, trajneri 5 herë kampion i Shqipërisë bëhet kështu trajneri i tretë i kurbinasve në këtë sezon.

Laçi nuk ka bërë një nisje të mirë të sezonit, me kurbinasit që për momentin qëndrojnë në vendin e 7-të me 7-të pikë pas gjashtë javësh, ndërsa Mirel Josa do të nisë aventurën me Laçin në qytetin e tij të lindjes, në kryeqytet përballë Tiranës.