Mirel Josa ka befasuar me zgjedhjen e re. Trajneri i njohur shqiptar është prezantuar te klubi i Vëllaznimit në Gjakovë.
Kështu Josa do të japë kontributin e tij në ligën e dytë për nga rëndësia e futbollit në Kosovë, pasi më parë ishte pjesë e Besës. Vëllaznimi ka si objektiv të rikthehet në elitë.
“Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa.
Josa nga sot e ka filluar detyren e shefit të shtabit teknik në klubin Kuqezi dhe përgatitjet për sezonën pranverore.
Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin.
Mirel Josa:
5x Kampion i Shqipërisë
2x Fitues i Kupës së Shqipërisë
2x Fitues i Superkupës së Shqipërisë
1x Fitues i Kupës së Kosovës
Klubet e mëparshme: KF Tirana, FC Skënderbeu, KF Vllaznia dhe FC Prishtina”.