Shefi i klubit të Milanit Zvonimir Boban mbyll përfundimisht bashkëpunimin me klubi kuqezi. Në një komunikatë zyrtare të 7-herë kampionëve të Europës njoftohet se Milani dhe Boban ndërpresin bashkëpunimin pas 9 muajsh.

Shkarkimi i tij tashmë ishte thjesht një formalitet, pasi ai dhe shefi ekzekutiv i bordit të klubit të Milanit Ivan Gazidis nuk arritën mirëkuptimin për të vazhduar bashkëpunimin.

Përveç kësaj, Milani i dha besim teknikut Stefano Pioli për të vazhduar punën e tij deri në përfundim të sezonit. Rezultatet e mëtejshme në kampionat do të përcaktojnë dhe fatin e Piolit te Milani.

Njoftimi i Milanit

Milani i komunikoi z. Zvonimir Boban ndërprerjen e kontratës për rolin e Shefit të Klubit. Klubi e falenderon Bobanin për punën e tij të bërë gjatë 9 muajve dhe i uron më të mirat në karrierë.

Gjithashtu, klubi konfirmon besimin e plotë për Stefano Piolin dhe stafin e tij teknik dhe sheh me optimizëm drejt pjesën së dytë të sezonit duke pritur përmirësimin e ekipit rikthimin në elitën e futbollit botëror.