Kualifikimi në Ligën e Kampioneve nuk ka shërbyer e as fjalët e Karlo Ançelotit se do të takohej sot me presidentin De Laurentis për të vendosur nëse duhej vazhduar apo jo me klubin.

Napoli bëri të ditur se ka shkarkuar nga detyra trajnerin vetëm pak orë pasi ky i fundit i siguroi vazhdimësinë në turneun më të rëndësishëm për klube.

“Klubi i Napolit ka vendosur t’i revokojë detyrën e përgjegjësit teknik të skuadrës së parë zotit Karlo Ançeloti.

Mbeten të paprekura raportet e miqësisë, vlerësimit e respektit reciprok mes klubit, presidentit të tij Aurelio De Laurentis dhe Karlo Ançelotit”, ishte mesazhi i shkurtër i publikuar në rrjetet sociale nga Napoli, që i dha fund këtij bashkëpunimi.

Tani të gjithë presin emërimin e Rino Gatuzos si trajner, pasi prej ditësh flitet për kontakte mes palëve dhe një akordi të arritur mesa palëve. /vipsport/