Martin Shmid nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Augsburgut. Skuadra gjermane nuk e ka kapërdirë mirë humbjen në “Allianz Arena” ndaj Bajernit duke ndërprerë bashkëpunimin me Shmid.SHMID
Ky i fundit deklaroi pas ndeshjes me kampionët se skuadra e tij ishte e pafuqishme ndaj një kundërshtari si Bajerni.
“Nuk mund të bësh më shumë këtu në Mynih ndaj një skuadre të tillë. Djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës, por kaq është mundësia jonë”, tha Shmid.
Ndërkohë, ende nuk dihet arsyeja pse drejtuesit vendosën të shkarkonin teknikun, i cili në këto sezonet e fundit kishte bërë shumë mirë me skuadrën modeste si Augsburgu.