Federata Shqiptare e Futbollit sapo ka dalë me një njoftim: atë të shtyrjes së ndeshjes Luftëtari- Vllaznia.
E planifikuar të luhej të shtunën në orën 14.00, ajo shtyhet për 24 orë. Pra, do të luhet të dielën në të njëjtën orë.
Natyrisht që një shtyrje e tillë ka qenë mëse e domosdoshme duke parë edhe gjendjen psikologjike të trajnerit Gjoka por edhe të futbollistëve të Vllaznisë.
Padyshim që në raste të tilla më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër ka një gjendje e tillë sesa një ndeshje futbolli.
Dhe në fakt, në lidhje me këtë incident që i ka ndodhur trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka ka patur një solidaritet të madh nga të gjithë klubet e vendit dhe po ashtu edhe nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit.
© shkodrasport.com