Dilemat se ku do të luhet ndeshja Vllaznia- Lushnja marrin fund. Kërkesa e klubit shkodran për ta shtyrë për një datrë tjetër këtë takim, ka gjetur aprovimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të klubit lushnjar dhe për këtë arsye është rënë dakord që ky takim të luhet më datë 22 nëntor ora 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo gje behet e ditur nga vete klubi shkodran ne faqen e tij zyrtare.
Ndërhyrja që është bërë në barin e këtij impianti sportiv e bëntë të pamundur luajtjen e ndeshjes në fjalë aty këtë të mërkurë dhe kësisoj me mirëkuptimin e të dy klubeve dhe me aprovimin e FSHF-së, është rënë dakord që ndeshja të shtyhet për një javë sepse deri atëherë stadiumi do të jetë gati për të pritur një ndeshje futbolli.
www.shkodrasport.com