Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara, nesër në mëngjes, ora 08:00, do të zhvillojnë vizitat mjekësore në klinikën e Madonnina në Milano, në qendër të qytetit në veri të Italisë.
Këto vizitat do të bëhen në orët e para të ditës dhe përshkak të gjendje ideale të trupit njerëzor në atë orë, por edhe për të bërë prezantimin e tyre me fanellën kuqezi në mesditë.
Higuain do të firmosë për katër vite me Milan, me një pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon. Klubi kuqezi do të paguajë 18 milionë euro te Juventus në këtë verë dhe 36 milionë euro të tjera në verën e ardhshme
Për Caldara, që do të ketë gjithashtu një kontratë katër vjeçare, do të ketë një shkëmbim kokë më kokë me Leonardo Bonucci, i cili gjithashtu nesër do të zyrtarizojë rikthimin te Juventus./telesport/