Dejvid Kapllani tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Teutës. Sulmuesi është prezantuar nga klubi durrsak.
23-vjeçari rikthehet kështu në shtëpi, aty ku nisi edhe karrierën si futbollist. Kapllani gjithashtu ka fituar me Teutën Kupën, Superkupën dhe titullin, ndërsa tashmë ka një mision, të kthejë Teutën te rezultatet pozitive.
“Mirësevjen Dejvid Kapllani!
Klubi i Futbollit Teuta njofton afrimin e fundit të merkatos së janarit, duke rikthyer në shtëpi sulmuesin Dejvid Kapllani! 22-vjeçari do të jetë zyrtarisht futbollisti më i ri i Teutës, duke u rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist.
Klubi i uron mirëseardhje Kapllanit dhe sa më shumë suksese me fanellën blu!
Welcome back Dejvid Kapllani. Forca Teuta”, ka shkruar klubi durrsak.