Union Berlini ishte një nga surprizat më të bukura sezonin e kaluar në Europë, duke arritur të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit.
Gjithsesi duket se kjo arritje nuk i bëri më mirë skuadrës gjermane, që tashmë ndodhet në vendin e fundit në Bundesligë me vetëm 6 pikë të grumbulluara.
Për këtë arsye, Union Berlin ka marrë vendimin drastik për trajnerin zviceran, Urs Fisher, duke e shkarkuar nga detyra pas 5 vitesh.
Ai arriti të ngjiste për herë të parë në elitë skuadrën dhe bëri të mundur çdo arritje tjetër, nga kualifikimi në kompeticionet europiane, deri te Liga e Kampionëve.
Gjithsesi rezultatet e fundit nuk kanë qenë në favor të tij, me klubin që e pa si mundësi të vetme shkarkimin e Fisher.