Tashmë nuk ka më dyshime dhe në faqen zyrtare, UEFA ka shënuar emrin e “Arenës Kombëtare”, si stadiumin që do të presë takimin Shqipëri-Francë në 17 nëntor, duke zyrtarizuar kështu axhendën, me ndeshjen që do nisë në orën 20:45.
Mesa duket, UEFA ka pritur edhe ndeshjen testuese ditën e djeshme, mes femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë, ku delegatët kanë mbetur të kënaqur me kushtet për stadiumin, dhe kanë dhënë “OK” në institucionin më të lartë europian të futbollit, që ndeshja e kuqezinjve me Francën të zhvillohet sipas planit dhe të luhet tek “Arena Kombëtare”.
Më poshtë edhe zyrtarizimi i sfidës Shqipëri-Francë në faqen zyrtare të “UEFA-s./vipsport/