Uheid Hoxha është zyrtarisht lojtar i Teutës në Superligë për 3 sezonet e ardhshme. Mesfushori me tipare sulmuese ka lënë pas një sezoni Vllazninë, duke u prezantuar sot në Durrës.
21 vjeçari është afrimi i parë i “Djemve të Detit” këtë verë, teksa duket se kanë arritur të zhbllokojnë merkaton. Veç Vllaznisë së vendlindjes, Hoxha ka luajtur edhe me Besën.
Njoftimi:
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori sulmues, Uheid Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 3 vjeçare me lojtarin 21 vjeçar, lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Vllaznis në sezonin e fundit. KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit Hoxha dhe i uron shumë suksese me fanelën e klubit tonë.