Marcelo Pitaluga është afrimi më i fundit i Liverpool. Portieri 17-vjeçar, kampion bote me Brazilin U17, ka nënshkruar me “The Reds” dhe do të stërvitet me ekipin e parë. I riu do të luajë me ekipet e moshave fillimisht, pasi kampionët e Anglisë nuk duan të vënë në presion.

“E pashë për herë të parë në Kupën e Botës. Kur shikon të gjithë portierët dhe u shikoni moshën, vini re se ai ishte një vit më i vogël se të tjerët dhe mendoni se ia vlen ta shikosh. E kemi parë edhe te Fluminense, së bashku me të gjithë trajnerët e portierëve.

Më pas fola edhe me Alisson, që t’i kërkonte vëllait të tij, Muriel, ta shikonte dhe të punonte me të. E pamë nga stërvitjet dhe nga ndeshjet me ekipin e rezervave. I besonin, edhe pse në moshën 16-vjeçare. Tani e kemi këtu dhe duhet ta përmirësojmë.

Është një djalë i ri, nuk ka presion. Ka shumë rrugë për të bërë dhe ne nuk e vëmë në presion. Le të lëmë të ambientohet, të mësohet me stilin e lojës në Angli, me ritmin, pasi këtu luhet më shpejt se atje dhe futbolli është pak më agresiv”, deklaron John Achterberg, kreu i portierëve. /abcnews/