Sulmuesi suedez Admir Bajroviç është zyrtarisht futbollist i Tiranës. Ai është prezantuar nga klubi bardheblu pak çaste më parë përmes një postimi në rrjetet sociale.GGPostimi i plotë
Klubi i Futbollit Tirana njofton se sulmuesi suedez Admir Bajroviç është afrimi më i ri në skuadër!
Sulmuesi 28-vjeçar ka luajtur në skuadra të njohura në Suedi, Holandë, Rumani e Greqi. Bajroviç ka qenë gjithashtu pjesë e Suedisë U17 dhe Suedisë U18!
Klubi i Tiranës i uron Bajroviç mirëseardhje në kampionatin shqiptar dhe suksese me fanellën bardh’ e blu!