Ka nisur punen prej disa ditesh me kete ekip, por vetem sot eshte zyrtarisht ne pankinen e tij. E kemi fjalen per francezin Raine Anton Amokrane i cili nga sot eshte edhe me firme e vule i emeruar si trajner i “Olimpic Shkodra FC”.

Ka qene vete presidenti i ketij klubi Anwar Tohami i cili ka rene dakord dhe me pas ka hedhur firme bashke me te ne kontrate, çka e lidh francezin me shume eksperience me “Olimpic” tashme edhe zyrtarisht me kete skuader.

“Marrëveshja u bë. Pas çdo ekipi të suksesshëm qëndron një trajner që frymëzon, motivon dhe nxjerr më të mirën nga çdo lojtar. Krenar që kemi trajnerin më të mirë që drejton Olimpic Shkodrën drejt majave të reja!

Më trajno dhe do të mësoj, më sfido dhe do të rritem. Faleminderit! Këtu është një status: Trajneri Raine, Olimpic Shkodra po arrin lartësi të reja. Një frymëzim i vërtetë që nxjerr më të mirën nga secili prej nesh”- shkruhet ne faqen e ketij klubi.

Raine Anton Amokrane ka shume pervoje si trajner pasi e ka ushtruar kete detyre per vite me rradhe ne vende si Finlanda, Sllovakia e Spanja, por nga ana tjeter ka kryer edhe detyren e drejtorit sportiv dhe drejtorit teknik ne klube te ndryshme. Tashme vjen tek “Olimpic Shkodra FC” e cila do te marre pjese si debutuese ne kategorine e trete te futbollit shqiptar, me synime te qarte per ta ngjitur nje kategori me lart ne sezonin tjeter./www.shkodrasport.com/