Sebastjan Spahiu është zyrtarisht futbollist i Egnatias. Klubi rrogozhinas e ka bërë të ditur kete gje pasditen e sotme. Mesfushori me tipare sulmuese do të jetë jetë pjesë e klubit për dy vite.
Spahiu eshte me origjine nga Shkodra por lindur e rritur ne Belgjike ku madje ka arritur te debutoje edhe ne Superligen e ketij vendi. Para dy sezonesh erdhi ne Shqiperi, pikerisht tek Laçi, skuader me te cilen shkelqeu dhe si rrjedhoje tashme eshte Egnatia qe e ka bere pjese te sajen.
Ne Shkoder tifozet kuqeblu ne fakt herepashere kane shprehur deshiren per ta patur kete lojtar ne rradhet e Vllaznise, por duket se edhe per disa kohe kjo nuk do te behet realitet.
E rendesishme eshte qe Sebastian Spahiu te vazhdoje te tregoje vlerat e tij me te mira dhe te behet nje nga futbollistet me te mire te kampionatit shqiptar.