Majkëll Agbekpornu ka rinovuar kontratën me Egnatian. Ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2025.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.
Rikujtojmë se mesfushori ganez është transferuar tek Egnatia në vitin 2021 dhe kontrata e tij ishte e vlefshme deri në 2023.
Por falë paraqitjeve të treguara, drejtuesit e klubit rrogozhinas kanë vendosur ta kenë pjesë të ekipit deri në 2025.