Aleksandar Veselinovic nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Klubi i kuq ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme shkarkimin e teknikut serb, duke mos toleruar humbjen përballë Bylisit me shifrat 2-3.

Klubi i Partizanit e ka njoftuar shkarkimin e Veselinovic me anë të një postimi zyrtar në rrjetet sociale.

Aty, të kuqtë theksojnë se kohëve të fundit nën drejtimin e serbit, tek ekipi ka pasur mungesë të lojës dhe karakterit.

Ndër të tjera, klubi i kuq i uron suksese trajnerin në karrierën e tij në vazhdim. Teksa paralajmëron që nga nesër, do të nisë puna dhe përqëndrimi maksimal për të luftuar si në Kupë dhe Superiore.