Një detyrë e re për Paula Jakun. Ish- futbollistja e njohur prej dy ditësh ka nisur të re, atë të trajneres pranë ekipit të Vllaznisë. Në fakt do të kryejë dy funksione njëherazi.
Presidenti i KFF Vllaznia Lazer Matija i ka ofruar asaj detyrën e trajneres së ekipit U17, post të cilin deri para pak kohësh e kryente Luçije Gjini e cila tashmë është emëruar trajnere e ekipit kombëtar U19 të femrave.
Dhe përgjigja e Paulës ka qenë pozitive sepse kuptohet që është gjithmonë kënaqësi të punosh tek një ekip shumë i suksesshëm dhe me shumë emër si Vllaznia. Por përveçse do drejtojë ekipin U17, ajo do të jetë njëkohësisht edhe zëvendëstrajnere e ekipit të parë duke qenë kësisoj krahu i djathtë i trajnerit Nikolin Leka.
Dhe “sprova” e parë për trajneren e re, do të jenë dy sfidat e nesërme miqësore ndaj KFV Prishtina që ekipet e Vllaznisë do të zhvillojnë në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Kujtojmë që pas lënies së futbollit, Paula Jaku ka nisur të stërvisë ekipet e moshave të “Juban Danjes” ndërsa kohët e fundit ka marrë edhe detyrën e trajneres së kombëtares rajonale të vajzave për grupmoshën U14. Ka marrë prej vitesh licensën UEFA B ndërsa së fundi.
Kujtojmë që pas lënies së futbollit, Paula Jaku ka nisur të stërvisë ekipet e moshave të “Juban Danjes” ndërsa kohët e fundit ka marrë edhe detyrën e trajneres së kombëtares rajonale të vajzave për grupmoshën U14. Ka marrë prej vitesh licensën “UEFA B” ndërsa së fundi është në kurs për të marrë licensën “UEFA A”.(www.shkodrasport.com)