Klubi i Kukësit duket se do të ketë një rinovim total, duke nisur që nga futbollistët e deri te stafi administrativ. Pas largimeve të shumta në radhët e ekipit, klubi ka njoftuar ditën e sotme një tjetër largim të rëndësishëm.

Këtë herë bëhet fjalë për shefin e klubit, Jonuz Hallaçin i cili ka mbyllur bashkëpunimin me verilindorët.

Hallaçi ka qenë pjesë e Kukësit që në sezonin e parë që verilindorët janë ngjitur në Superiore, duke mbajtur rolin e shefit të klubit për më shumë se 10 vite.

“Shefi i Klubit Jonuz Hallaçi ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Kukësit! Klubi e falënderon për kontributin e dhënë”, shkruan klubi verilindor.