Pas disa ditesh stervitje, ka ardhur edhe momenti i firmes. Portieri shkodran Kristian Rroku nga dita e djeshme eshte zyrtarisht futbollisti i Skenderbeut te Korçes.

I rritur ne Greqi dhe i aktivizuar madje edhe ne Superligen e ketij vendi me ekipin Ionikos, ai vendosi te rikthehej ne Shqiperi, aty ku fillimisht firmosi me Flamurtarin, me pas u huazua tek Turbina. Ne sezonin e kaluar nderkohe ne fazen e pare luajti me Tomorin, ndersa ne te dyten ishte pjese e Kukesit me te cilin debutoi edhe ne Superlige. Ndersa tashme do te nise nje aventure te re ne Korçe. Ja njoftimi i klubit Skenderbeu per kete perforcim ne merkato:

ZYRTARE

Kristian Roku vishet bardhekuq!

KF Skënderbeu ka kënaqësinë të prezantojë futbollistin më të ri zyrtar në këtë merkato vere. Portieri i talentuar Kristian Roku, 21 vjeç vishet bardhekuq dhe vlerësohet si një portier me të ardhme.

Kristian Roku ka firmosur kontratën e re me bardhekuqtë. I urojmë suksese me fanelën e re të Skënderbeut. Klubi “Skënderbeu” i uron mirëseardhjen portierit Kristian Roku!