Mesfushori Aleksandër Pavloviç ka rinovuar kontratën me Bajern Mynihun deri në vitin 2029-të
20-vjeçari është prodhim i akademisë së Bajernit, teksa sezonin e kaluar u bë pjesë e skuadrës së parë. Paraqitjet pozitive të mesfushorit bënë që të merrte edhe një ftesë nga kombëtarja gjermane për në Euro 2024.
Por një infeksion në bajame ndikoi që të humbiste pjesëmarrjen në turneun prestigjioz.
“Bajerni ka rinovuar kontratën me 20-vjeçarin Aleksandër Pavloviç deri më 30 qershor 2029. Mesfushori i lindur në Mynih luan për kampionët gjermanë që prej moshës 7-vjeçare. Ai konsolidoi vendin si titullar në ekipin e parë gjatë sezonit të kaluar”, lexohet në komunikatën zyrtare të bavarezëve.