Ish-trajneri i Everton Ronald Koeman është emëruar trajneri i ri i Holandës.
Koeman kishte që prej shkarkimit nga Everton në tetorin e kaluar që ishte i papunë dhe tani ka nënshkruar një kontratë katër vite e gjysmë me përfaqësuesen holandeze.
Pra kontrata i skadon pasi të ketë përfunduar Kupa e Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar.
Ai ka zëvendësuar Dick Advocaat i cili u tërhoq nga posti i tij pasi dështoi të dërgonte Tulipanët në Kupën e Botës Rusi 2018.
Përfaqësuesja legjendare po kalon një nga periudhat më negative të historisë së saj, por ardhja e Koeman pritet t’i shërbejë për mirë me shpresën që Holanda të rikthehet aty ku i takon, në kompeticionet madhore botërore./telesport/