Pas Inter e Milan, një tjetër skuadër e Seria A është gati që të ndryshojë pronësinë. Bëhet fjalë për një prej skuadrave ikonë të futbollit përtej Adriatikut, siç është ajo e Genoas, me presidentin, Enrico Preziosi që ka nxjerr në ankand aksionet e saj.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit italian.
“Genoa Cricket dhe Football Club SpA deklaron se procedurat e shitjes së klubit kanë kaluar te kompania Assietta SpA, një firmë këshilluese financiare e specializuar në Financimin e Korporatave, si këshilltar për shitjen e kompanisë. Për momentin nuk i dimë emrat e njerëzve apo kompanive të interesuara për blerjen e Genoas.”-thuhej në njoftimin e klubit italian.
Nuk dihet ende se sa është shuma e kërkuar nga Preziosi, kjo pasi Genoa rrezikon rënien në Seria B, çka do të thoshte edhe ulje drastike në valutë. Genoa është një klub historik në Itali i themeluar 125 vite më parë dhe që ka fituar 9 titujt kampion dhe 1 Kupë Italie. Prezioso e drejton klubit që prej vitit 2003./newsport/