Ishte paralajmeruar ne shkrimet e “Shkodra Sport” dhe pasditen e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi. Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj nuk do te jete me pjese e Shkendise se Tetoves.
Lajmin qe qarkullonte prej ditesh e k konfirmuar edhe vete lojtari qe permes nje postimi ne rrjetet sociale, njofton divorcin me tetovaret.
“Aventura ime me KF Shkendijen mbaroi. Falenderoj shume stafin drejtues, stafin e trajnerave qe punova, shoket e skuadres dhe normalisht tifozet e mrekullueshem Ballistat.
Shpresoj qe kjo te jete nje mirupafshim, jo nje lamtumire”- shkruan Hebaj ne postimin e tij.
Tashme mbetet per t’u pare se ku do te vijoje karriera e tij ne Shqiperi apo ne ndonje kampionat te huaj. 23 vjeçari ka talent dhe shume per te dhene dhe per keto arsye, do te ishin nje investim i mire per çdo skuader.