Bukayo Saka do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenal deri në vitin 2027.
Në një njoftim në faqen zyrtare, klubi i “The Gunners” bën me dije se sulmuesi do të vazhdojë bashkëpunimin me ta edhe për të paktën 4 sezone të tjera.
“Ishte shumë bukur të punoja me të gjithë për të rinovuar kontratën e Bukayo. Bukayo tani është një nga lojtarët më të mirë të rinj dhe ne mezi presim të shijojmë këtë fazë tjetër të karrierës së tij me ne së bashku”-tha drejtori sportiv Edu.
21-vjeçari ka shënuar 14 gola në të gjitha komepticionet në sezonin 2022-2023, si dhe ka dhënë 11 asistime.