Burreli ka nisur punën për sezonin e ri në Kategorinë e Parë teksa kërkojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze. Klubi ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri që do të udhëheqë skuadrën.
Ai që ka marrë besimin e drejtuesve është Samuel Nikaj. Shkodrani së fundmi ka qenë pjesë e Lirisë në Superligën e Kosovës.
Por, nuk ka qenë vetëm trajneri ai që është prezantuar ditën e sotme. Burreli ka njoftuar edhe marrëveshjen me dy futbollistë. Bëhet fjalë për Taulant Sefgjinaj, i cili sapo mbylli aventurën me Kastriotin.
34-vjeçari shihet si një element shumë i rëndësishëm duke llogaritur eksperiencën e tij në prapavijë. Ndërkohë, një tjetër mbrojtës që do jetë pjesë e Burrelit për sezonin e ardhshëm, është Fabio Hasa, i cili ishte pjesë e Tërbunit. /VipSport/