Qendërmbrojtësi Serxhio Ramos e ka mbyllur aventurën e dytë me Sevijën.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i La Liga-s.

Skuadra zhvilloi një sezon ndër më të dobëtit e viteve të fundit, ndërkohë që 38-vjeçari regjistroi 37 ndeshje dhe shënoi 7 gola.

Ai tashmë i ka dalë lojtar i lirë dhe e ardhmja e tij pritet të jetë Arabia Saudite, por nuk përjashtohet një transferim në MLS-në amerikane.