“Shkodra Sport” kishte disa ditë që e kishte paralajmëruar, por vetëm ditën e sotme është zyrtarizuar. Fjala është për sulmuesin maqedonas Darko Dodev, i cili tashmë është pjesë e Vllaznisë.

25-vjeçari ka firmosur për tre vitet e ardhshme me kuqeblutë dhe konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për ta. Dodev luan në repartin e sulmit si winger i majtë, pikërisht aty ku këtë sezon luajti Latifi.

“Darko Dodev nga sot është zyrtarisht futbollist i Vllaznisë. 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut për 3 vitet e ardhshme do të jetë pjesë e skuadrës tonë.

Ai luan në rolin e sulmuesit anësor dhe për të kjo është eksperienca e parë jashtë vendit të tij. Welcome Darko Dodev!“- shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia.
Maringlen ZHIVANI

EKSKLUZIVE/ Vllaznia arrin akordin me një sulmues maqedonas