Trajneri i njohur Shpëtim Duro pas largimit nga pankina e Egnatias, nuk ka mbetur shume kohe pa pune. Kjo sepse ai është rikthyer në kampionatin e Maqedonisë së Veriut si trajner i Strugës.

Rikujtojmë që mbrëmë klubi njoftoi largimin e trajnerit Srgjan Zaharieski. Struga e nisi mjaft mirë sezonin duke patur një ecuri mbresëlënëse në fazën e parë. Por në javët e fundit skuadra ka pësuar rënie, duke barazuar në tri ndeshje radhazi.

3 pikët për vitin 2023 nuk kanë ardhur ende edhe pse ekipi renditet në vendin e parë me 39 pikë. Kuptohet qe tashme Duros i del per detyre qe ta mbaje kete vend te pare ne renditje dhe skuadra te vazhdoje te kerkoje me ngulm titullin kampion deri ne fund.

Tekniku i njohur kryeqytetas ka dhene prova se mund t’i drejtoje skuadrat drejt suksesit dhe kete gje do te synoje ta beje edhe me ekipin e tij te ri, Strugen.