Shpëtim Duro është trajneri i ri i Egnatias. Ashtu siç ishte paralajmëruar pasditen e djeshme, sot 62-vjeçari ka rënë dakord për gjithçka me presidentin Agim Demrozi dhe të hënën do të prezantohet zyrtarisht, duke drejtuar stërvitjen e parë në krye të rrogozhinasve.
Duro njeh mirë pjesën dërrmuese të Egnatias, pasi ka drejtuar disa lojtarë të saj kur ka qenë trajner te Partizani, Laçi dhe Kukësi. Debutimi i Duros në pankinën e Egnatias do të jetë në fundjavën e ardhshme ndaj Kukësit në tranafertë.
Pas largimit të Edlir Tetovës, presidenca rrogozhinase kontaktoi direkt Duron, ndërsa kandidat ishte edhe italiani Diego Longo.
Megjithate ne fund rrogozhinasit kane vendosur t’i besojne eksperiences se trajnerit te njohur te Superliges dhe ai do te nis menjehere nga puna me skuadren e tij te re.